0Për krijimin e organizatës tatimore globale u shprehën ekspertët më të autoritetshëm të FMN, njofton gazeta amerikane që del në Bashkimin Evropian "The Wall Street Journal Europe". Detyra e kësaj strukture të re do të konsistojë në koordinimin e politikës në sferën e ngarkimit me tatim në skaje të ndryshme të rruzullit tokësor. Botimi vë në dukje, se ideja e krijimit të një organizate të tillë globale zor se do të gjejë mbështetje të gjerë nga ana e qeverive të shumta, meqenëse politika tatimore vlerësohet nga ato si një ndër prerogativat kryesore të sovraniteteve konbëtare.