Më 2 shtator të vitit 1945 në limanin e Tokios në luftanijen amerikane "Missuri"u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Aktit mbi kapitullimin pa kushte të Japonisë. Rreth tryezës nga njëra anë ishin ulur përfaqësuesit e vendeve fituese të luftës - Australisë, Anglisë, Holandës, Kanadasë, Kinës, Zelandës së Re, Bashkimit Sovjetik, SHBA, Francës. Ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesit e Japonisë. Vetë ceremonia shënonte përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Kjo ngjarje u bë e mundur vetëm pas goditjes shpartalluese që i dhanë trupat sovjetike në Mançuri forcës kryesore luftarake të japonezëve-ushtrisë 1-milionëshe Kuantune. Ofensive e furishme e trupave sovjetike, e cila u vu në provë, kaloi pagëzimin me zjarr në luftimet kundër hitlerianëve, zgjati më pak se një muaj. Ky operacion njihet në Perëndim me emrin "Stuhia e gushtit" dhe aktualisht studiohet në akademitë ushtarake të SHBA dhe Evropës si një nga shembujt më të shkëlqyer të artit ushtarak. Hyrja e Bashkimit Sovjetik në luftë me Japoninë ishte e parapërcaktuar. Menjëherë pas sulmit të ndërmarrë nga japonezët mbi bazën ushtarake amerikane "Pearl Harbor" në vitin 1941, që shërbeu si shkas për hyrjen e SHBA në vorbullën e Luftës së Dytë Botërore, Roosevelt filloi të vrasë mendjen se si ti shfrytëzojë territoret sovjetike për realizimin e sulmeve ajrore mbi Japoninë. Por hyrja në luftë me Japoninë në atë periudhë ishte krejtësisht e pamundur për Bashkimin Sovjetik, i cili po përballonte agresionin e Gjermanisë hitleriane në territorin e vet, - tregon profesori i Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) Mihaill Mjagkov. "E megjithatë, tashmë që në Konferencën e  Teheranit të vitit 1943 Stalini siguroi gojarisht Rooseveltin dhe Churchillin se me kalimin e 2-3 muajve pas përfundimit të luftës në Evropë Bashkimi Sovjetik, duke plotësuar detyrimet e veta prej aleati, do të hyjë në luftë kundër Japonisë. Ky premtim u përforcua në Konferencën e Jaltës të vitit 1945 në protokollin sekret të saj. Vetëm pas kësaj filloi përgatitja e trupave për luftën kundër Japonisë. Duam t'ju kujtojmë, se në vitin 1941, në vigjilje të luftës me Gjermaninë hitleriane, Bashkimi Sovjetik nënshkroi me Japoninë Paktin e Neutralitetit, të përfunduar për një afat deri në vitin 1946. Por tashmë vetëm 2 muaj pas nënshkrimit të tij komanda japoneze përpunoi planin e veprimeve luftarake për pushtimin e territoreve sovjetike të Lindjes së Largët nën emrin e koduar "Kantokuen". Ky plan vazhdoi të përsoset deri në vitin 1944 prej saj. Prandaj Bashkimi Sovjetik u detyrua të mbajë në Lindjen e Largët një numër të madh forcash të veta. Provokacione nga ana e trupave japoneze ndodhnin vazhdimisht: nëndetëset japoneze fundosnin anijet që transportonin ngarkesa në portet e Lindjes së Largët të Bashkimit Sovjetik. Vetkuptohet, që pas kësaj Bashkimi Sovjetik nuk mund të vazhdonte të mbetej më indiferent ndaj krijimit të një gjendjeje të tillë në kufijtë e vet të Lindjes së Largët. Në prill të vitit 1945 Bashkimi Sovjetik denoncoi Traktatin sovjetiko-japonez mbi Neutralitetin. Më 9 gusht filloi ofensiva e trupave sovjetike, ndërsa aty nga 17 gushti Perandori japonez Hirohito u detyrua atëhere të pranojë: "Tani që në luftë kundër nesh hyri Bashkimi Sovjetik, vazhdimi i rezistencës do të thotë vënie nën rrezik të vetë ekzistencës së perandorisë". Shumë shpejt pas kësaj ushtria Kuantune u shpartallua plotësisht. Me medaljen "Për fitoren mbi Japoninë" u dekoruan më tepër se 1 milion e 800 mijë luftëtarë sovjetikë, të cilët me heroizmat e tyre  luftarake afruan fundin e luftës më të tmerrshme dhe më gjakderdhëse në historinë e njerëzimit.