0Rusia për herë të parë po kremton ditën e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore si Datë Përkujtimore të vendit. Ajo u sanksionua në vitin 2010 nga Presidenti Dimitri Medvediev. Më 2 shtator të vitit 1945 u nënshkrua akti mbi Kapitullimin e Japonisë dhe kjo datë quhet zyrtarisht si përfundimi i luftës, në të cilën Bashkimi Sovjetik flijoi rreth 27 milionë jetë bijsh dhe bijash të vet. Datës Përkujtimore i është kushtuar ekspozita e hapur në Muzeun Qendror të Luftës së Madhe Patriotike në Moskë. Në këtë ditë do të nderojnë kujtimin e heronjve të Luftës së Dytë Botërore pjesëmarrësit e Festivalit muzikor ushtarak «Спасская башня» ("Kulla Spaskaja"). Udhëheqësit muzikorë të kolektivave nga BE, Franca, Gjermania dhe vende të tjera do të vendosin kurora me lule të freskëta tek varri i Ushtarit të Panjohur pranë mureve të Kremlinit.