Problemet e ndërtimit të shtetit efikas do të bëhen prioritare gjatë diskutimeve në Forumin Politik Botëror që po zhvillohet në qytetin e moçëm rus Jarosllavël. Në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" pjesëmarrësi i Forumit, Kryetari i Komisionit të Dhomës Shoqërore të Federatës Ruse për çështjet e zhvillimit të shoqërisë civile Josif Diskin theksoi, se Jarosllavli është platforma e vetme për diskutimin e problemeve globale të shtetit modern. Përkatësisht rëndësisë së vet Forumi i Jarosllavlit mund të krahasohet me Forumin e Davosit, në të cilin diskutohen problemet e ekonomisë botërore, mendon Josif Diskin. "Ekzistojnë një sërë forumesh të tjera, por nuk ka dhe nuk ka patur deri para Jarosllavlit ndonjë furum politik në të cilin të diskutoheshin problemet e shtetit. Dhe jo krejt rastësisht Rusia e morri mbi vete këtë iniciativë. Përse? - do të pyesni ju. Kriza tregoi fare qartë, se shteti po rikthehet në rolin e liderit në arenën ekonomike, politike dhe ndërkombëtare", tha pjesëmarrësi i Forumit, Kryetari i Komisionit të Dhomës Shoqërore të Federatës Ruse për çështjet e zhvillimit të shoqërisë civile. Josif Diskin vuri në dukje veçanërisht rolin e shtetit bashkëkohor në modernizimin e ekonomisë. Natyrisht gjatë diskutimit të rolit modernizues të shtetit lind pyetja që ka të bëjë me rolin e biznesit. Në qoftë se sipërmarësit rusë shtrojnë pyetjen mbi shanset e veta për përfshirjen e tyre në proceset inovative, të huajt pyesin - se ç'mund të fitojnë ata në këtë vend. Dhe këtu është e rëndësishme që shteti të dijë ti mbajë nën kontroll këto çështje, mendon Josif Diskin. Nuk la jashtë vemendjes politologu edhe problemin e korrupsionit. Shteti, sipas mendimit të tij, duhet të ndërtojë një sistem të tillë orientimesh dhe të motivojë në mënyrë të tillë biznesin që tema e korrupsionit të pushojë së qeni nxitës, ngacmues i fortë për shoqërinë. Është e pamundur të mposhtet fillimisht korrupsioni dhe vetëm pas kësaj t'ia hyhet punës së modernizimit. Por shteti është i detyruar megjithatë të zhvillojë, të ndjekë një politikë të fortë antikorrupsion, shprehet me bindje të plotë Josif Diskin.