0Etapa ruse e garës së paprecedentshme automobilistike përreth botës me automjete elektrike do të zhvillohet nga 1-9 shtator dhe itinerari i saj do të kalojë nëpër 14 qytete të Federatës Ruse, njofton Agjencia ITAR-TASS.  Gara automobilistike (rally) ndërkombëtare startoi më 16 gusht në Zvicër. Itinerari i saj përfshin këto vende: Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Ukrainën, Rusinë, Kazakistanin, Kinën, SHBA, Meksikën, Portugalinë, Spanjën, Francën. Dhe do të përfundojë kjo garë po në Zvicër. I gjithë itinerari do të duhet të përshkohet me automjete elektrike ekologjikisht të parrezikshme, me nivel zero emetimesh të gazeve në atmosferë.