Fati i vajzave nga Rusia, të cilat u birësuan prej bashkëshortëve amerikanë Edelvina dhe Stiven Leshinski, është marrë nën kontroll të veçantë nga ana e MPJ dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse. Pala ruse po ndërmerr të gjitha masat me qëllim të hetimit të fakteve të abuzimit të rëndë me fëmijët e birësuar dhe kërkon përfundimin e menjëhershëm të marrëveshjes mbi birësimin midis Moskës dhe Uashingtonit. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i dikasterit rus të politikës së jashtme Andrei Nesterenko: "Icidenti në fjalë komfirmon sërish atë të vërtetë të pamohueshme, se problemi i birësimit të fëmijëve ruse prej familjeve amerikane duhet të rregullohet mbi bazë sistemore, dhe pikërisht, me anë të rrugës së përfundimit të marrëveshjes dypalëshe mbi bashkëpunimin në sferën e birësimit ndërkombëtar. Një dokument i tillë do të mund të rregullonte të gjitha aspektet që janë të lidhura me ushtrimin e kontrollit të vazhdueshëm profesional përkatësisht adaptimit dhe kushteve të mëtejshme të jetesës të fëmijëve të birësuar nga Rusia. Pala ruse ka ndërmend të arrijë me çdo kusht nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë në këta muajt e afërt", - tha Anderi Nesterenko. Pa këtë dokument fëmijët rusë që birësohen nga familjet amerikane ndodhen pa kurrfarë të drejtash dhe krejtësisht të pambrojtur. Sigurisht, ekzistojnë marrëveshje mbi bazë të të cilave agjencitë e birësimit në anën e përtejme të Atlantikut zotohen të dorëzojnë çdo vit në shërbimet sociale ruse raportet mbi jetën e fëmijëve që deri në moshën 18 vjeçare vazhdojnë të mbeten qytetarë të Rusisë. Ndërsa në praktikë këto marrëveshje nuk funksionojnë, thotë Avokati i Popullit për Fëmijët pranë presidentit të Rusisë Pavell Astahov: "E gjithë e keqja qendron në vetë faktin se nuk ekzistojnë mundësi për monitorimin e fatit të fëmijëve tanë, pra për të  mbajtur nën kontroll situatën me respektimin e të drejtave të tyre, nëse u jepet atyre gjithçka e duhur. Ne kemi evidentuar tashmë më tepër se 400 raste të mosraportimit nga ana e agjencive birësuese dhe për fat të keq nuk mund të ndikojmë në kurrfarë mënyrë në gjendjen e krijuar me këtë. Prandaj duhet të bashkërenditet sa më shpejt që të jetë e mundur marrëveshja e birësimit midis Rusisë dhe SHBA, të nëshkruhet ajo. Dhe vetëm pas kësaj mbi bazë të marrëveshjes ti japim ndihmën dhe mbështetjen e duhur fëmijëve, veçanërisht atyre që bëhen viktima të ushtrimit të dhunës dhe keqtrajtimit nga ana e prindërve birësues. Në muajin mars bashkëshortët Edelvina dhe Stiven Leshinski u arrestuan, ndërsa më 7 shtator do të zhvillohet seanca e parë e dëgjimeve gjyqësore. Gjatë kësaj kohe vajzat e birësuara prej tyre ndodhen nën kujdestarinë e një familje tjetër amerikane, por ka shumë mundësi që puna të përfundojë me kthimin e tyre në atdhe.