Zjarret natyrore në Lindjen e Largët të Rusisë u shuan, i njoftoi Agjencisë RIA Lajmet përfaqësuesi i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë. Gjithsej që nga fillimi i periudhës së mbarsur me rrezik shpërthimesh zjarri në Lindjen e Largët lindën 987 vatra zjarresh natyrore. Në pjesën evropiane të Rusisë mbajti më tepër se 2 muaj një vapë anomale dhe thatësirë e paparë. Për këtë periudhë shpërthyen më tepër se 29 mijë zjarre natyrore në një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 930 mijë hektarësh. Në flakët e zjarreve gjetën vdekjen më tepër se 50 veta, u bënë shkrumb e hi 2500 shtëpi.