0Në Jakuti të Lindjes së Largët të Federatës Ruse sot është shpallur ditë zie në lidhje me vdekjen tragjike në Detin Laptev të anëtarëve të ekuipazhit të rimorkiatorit "Aleksei Kullakovskij". Rimorkiatori u fundos më 27 gusht 20 milje larg bregut. Nga 14 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan vetëm 3 veta. Në vendin e mbytjes së tij u gjetën trupat pa jetë të 5 marinarëve. Po vazhdon operacioni për kërkimin e të tjerëve, njofton Agjencia "Interfax".