Moska dhe Pekini i janë afruar shumë bashkërendimit përfundimtar të kushteve të furnizimit të gazit rus në Kinë. Dokumenti përkatës mund të përgatitet deri në shtator, njoftoi "Gazprom". Në të, në veçanti, do të përcaktohet çmimi i lëndës djegëse. Memorandumi mbi furnizimet u përfundua që në vitin 2006, por fillimi i tyre u zvarrit meqenëse Rusia dhe Kina nuk mundën të binin dakort për çmimin. Aktualisht, siç deklaruan në "Gazprom", palët arritën të merren vesh. Gazi për në Kinë do të transportohet nga Siberia Perëndimore dhe Lindore. Për këtë qëllim po shtrohen tubacione suplementare.