Biznesmeni rus Viktor But iu drejtua autoriteteve të Tajlandës me lutjen për të penguar ekstradimin e tij në SHBA-s. Siç njoftoi gazeta "Bangkok post", avokati i tij i ka dërguar një peticionin 11 faqësh Kryeministrit Abhisit Vetchachive. Në të theksohet, se ekstradimi do të kufizojë lirinë e rusit krejtësisht të pafajshëm dhe do të jetë i dëmshëm për shëndetin e tij. But u arrestua në Tajlandë në verë të vitit 2008 me kërkesë të autoriteteve amerikane. SHBA-s e akuzojnë atë për trafikim të paligjshëm armësh. Më 20 gusht Gjykata e Apelit të Tajlandës lejoi ekstradimin e qytetarit rus në SHBA-s.