Ambasada ruse në Sudan konfirmon faktin e rrëmbimit të pilotëve rusë, që punonin në kompaninë ajrore vendase, nga persona të paidentifikuar në jug të rajonit Darfur, njofton Agjencia "Interfax". Sipas fjalëve të shefit të degës konsullore të ambasadës Eugjeni Arxhancev, aktualisht strukturat policore vendase kanë rrethuar qytetin dhe po kërkojnë rrëmbyesit. Përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit të Federatës Ruse për Sudanin Mihaill Margellov ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet sudaneze në lidhje me situatën që ka të bëjë me rrëmbimin e pilotëve rusë.