0Në kërkimet e marinarëve të mbytur në rajonin e portit Tiksi (Jakutia) të rimorkiatorit "Aleksei Kullakovski" do të përfshihet grupi i zhytësve. Deri në ditën e sotme mbetet i paditur fati i 5 anëtarëve të ekuipazhit, që përbëhej prej 14 vetash. Rimorkiatori u fundos natën e 27 gushtit, kur po shkonte në ndihmë të një anije peshkuese. U arrit të shpëtoheshin 3 veta të ekuipazhit. Më vonë në ujë u gjendën trupat e pajetë të 6 marinarëve të tjerë. 31 gushti në lidhje me vdekjen e anëtarëve të ekuipazhit të "Aleksei Kullakovskut" në Jakuti është shpallur ditë zie.