0Sipërfaqja e zjarreve pyjore dhe zjarreve të torfeve në territorin e Federatës Ruse u reduktua për 24 orë edhe me 98 hektarë, ndërsa numri i vatrave aktive të zjarrit deri në 19, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë. Një javë më parë Presidenti Dimitri Medvediev shprehu besimin se "në një kohë të afërt situata do të normalizohet plotësisht". Në shuarjen e zjarreve aktualisht janë mobilizuar më tepër se 15 mijë veta dhe më shumë se 3500 njësi teknike, ndër të tjera 30 aeroplanë dhe helikopterë, njofton Agjencia RIA Lajmet.