Në Detin Laptev po vazhdon kërkimi i marinarëve të rimorkiatorit të mbytur. Në një trap të fryrë (gome), të gjetur në vendin e katastrofës, shpëtuesit nga helikopteri arritën të shohin vetëm disa veshje. Mbeten të pagjetur 11 anëtarë të ekuipazhit. Rimorkiatori "Aleksei Kullakovskij" u fundos 20 milje larg portit Tiksi (Lindje e Largët). U arrit të shpëtohen vetëm tre veta: kapiteni dhe dy marinarë.