Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, i cili ndodhet aktualisht me një udhëtim pune në Veri dhe në Lindjen e Largët të Rusisë, në Gadishullin e Kamçatkës morri pjesë në eksperimentin për studimin e balenave gri. Këto kafshë, të cilat ndodhen në prag të zhdukjes, u dukën para pak kohësh në ujërat që lagin brigjet e Gadishullit të Kamçatkës. Shkencëtarët i propozuan Putinit të niset së bashku me ta në kërkim të balenave dhe të lëshojë me anë të arbaletit një shigjetë të posaçme mbi ndonjërën prej tyree me qëllim të marrjes për analizë të një copë lëkure. Pasi u kthye në breg Kryeministri deklaroi: "Provova një impresion të jashtëzakonshëm. Tre herë dola huq, arrita të godas në shenjë vetëm pas  tentativës së katërt". Putini i vlerësoi mjaft lart përpjekjet e shkencëtarëve për ruajtjen e botës së kafshëve dhe u shpreh për zhvillimin e turizmit ekologjik në Lindjen e Largët, vë në dukje botimi «Российская газета» ("Rossijskaja gazeta").

                                                                 ***

Presidenti Dimitri Medvediev verifikoi se si po shkojnë punët me përgatitjen e shkollave ruse për fillimin e vitit të ri shkollor, njofton botimi «Российская газета» ("Rossijskaja gazeta"). Medvediev i kushtoi një vemendje të veçantë shkollave të rajoneve që u dëmtuan shumë nga zjarret pyjore. Për shkak të këtyre zjarreve u dogjën dy shkolla në qarkun e Riazanit. Ato do të ndërtohen sërish nga e para. Ndërsa tani për tani nxënësit do të vazhdojnë procesin mësimor në godinat e pajisura përkohësisht për këtë qëllim. Ndërtimi i shkollave të reja në vend të atyre të bëra shkrumb e hi do të bëhet sipas standarteve më të përparuara që ekzistojnë në vend, theksoi Presidenti rus.

                                                                     ***

0Koncernet e prodhimit të automobilave janë të mbushur plot optimizëm përkatësisht tregut rus, vë në dukje

gazeta «Коммерсант» ("Kommersant")

0, e cila tregon për hapjen e Sallonit ndërkombëtar të automobilave në Moskë. Ekspozita i përket kategorisë A, e cila u është atribuar vetëm 5 salloneve ndërkombëtare të automobilave - në Detroit, Gjenevë, Londër, Paris dhe Frankfurt - dhe prandaj premton të jetë jashtëzakonisht impresionuese. Organizatorët e saj presin ardhjen në të të gati 2 milionë vizitorëve. Gazeta «Время новостей» ("Vremia novostei") njofton, se flamur-mbajtësi i industrisë ruse të prodhimit të automobilave Koncerni "AvtoVAZ" paraqiti në këtë ekspozitë automobilin universal 7-vendësh "Lada-2190", të konstruktuar mbi bazë të platformës së Renault dhe automobilin e markës "Lada-Priora", të pajisur me sistemin rus të navigacionit GLONASS.