Bashkëpunimi ekonomik dypalësh, ndër të tjera dhe në sferat e energjetikës dhe teknologjive të larta - këto janë temat kryesore të negociatave të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev me homologun e tij zviceran Doris Leuthard në Soçi. Liderët e dy vendeve do të diskutojnë çështjet aktuale ndërkombëtare, temën që ka të bëjë me ndërtimin e arkitekturës së re të sigurisë në kontekstin e iniciativës ruse për përfundimin e Traktatit mbi sigurinë evropiane si dhe kapërcimin e pasojave të krizës ekonomike globale.