0Prodhimi i drithërave të grumbulluara deri tani në Rusi është hë për hë deri në 1/3 më i ulët se ai i vitit të kaluar. Sipas parashikimit të Ministrisë së bujqësisë, në këtë sezon në Rusi do të mbidhen rreth 67 milionë tonë drith. Vitin e kaluar ky tregues i tejkaloi të 97 milionë tonët. Kjo u shkaktua nga thatësira e paparë që përfshiu në verë një sërë rajonesh ruse. Sipas parashikimit të ekspertëve, deficiti i drithit nuk i kërcënohet megjithatë Rusisë po të merren parasysh rezervat disponuese të vitit të kaluar.