0Rusia nuk ka dislokuar në territorin e Osetisë së Jugut sisteme raketore renit C-300, deklaroi sot për Agjencinë "Interfax" një burim në Ministrinë e mbrojtjes të Rusisë. Në këtë mënyrë e komentoi ai deklaratën e Kreut të MPJ të Gjeorgjisë Grigolla Vashadze mbi atë, sikur Rusia ka dislokuar në "territorin e rajonit të Chinvalit" sistemet raketore zenit C-300. Në Ministrinë e mbrojtjes vunë në dukje, se çështjet që kanë të bëjnë me mbulimin e territorit të Osetisë së Jugut zgjidhen me ndihmën e mjeteve ushtarake të mbrojtjes kundërajrore. Bashkë me këtë burimi theksoi, se komplekset raketore zenit C-300 hyjnë tek armatimet mbrojtëse dhe se nuk parashikohen kurrfarë kufizimesh në lidhje me dislokimin e tyre në territorin e bazës ushtarake ruse në Osetinë e Jugut.