Garantimi i sigurisë Evropiane është i pamundur pa Rusinë, deklaroi Kryeministri i Luksemburgut Zhan-Klod Junker (Jean-Clode Juncker) mbi bazë të  të rezultateve të takimit të zhvilluar me Presidentin e Federatës Ruse Dimitri Medvediev në Soçi. Sipas fjalëve të Junker, Rusia ka qenë dhe mbetet për Evropën partnere strategjike. "Suksesi afatgjatë i BE është i mundur vetëm në atë rast, në qoftë se do të jetë e suksesshme Rusia, meqenëse fatet tona janë të ndërlidhura", - theksoi Kryeministri i Luksemburgut. Ai del gjithashtu për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes që ka të bëjë me liberalizimin e regjimit të vizave midis Rusisë dhe vendeve të BE. "Ne e kemi zvarrisur si shumë gjatë punën me këtë", - shtoi Junker.