0Në qarkun e Kemerovos, në minierën që mban emrin e Mareshalit të Bashkimit Sovjetik Voroshillov, ndodhi avari. Sipas të dhënave paraprake, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve minerare u shemb tavani. Nën tokë në atë moment ndodheshin 271 veta. 269 minatorë u nxorrën në sipërfaqe, 2 të tjerë gjetën vdekjen nën rrënoja. Në minierë tani po punon komisioni për hetimin e shkaqeve të avarisë.