0Drama me uzurpimin mu në qendër të kryeqytetit të Filipineve - Manila të autobusit me turistë nga Hongkongu përfundoi. Në kuadrot që shfaqi në eter të drejpërdrejtë televizioni vendas duket se si nga autobusi dolën 4 pengje. Ish oficeri i policisë që i mori peng ata u vra. Siç u njoftua, ish polici Rolando Mendoza mori peng mu në qendër të Manilas autobusin me 22 turistë nga Hongkongu duke kërkuar gjatë kësaj rivendosjen e vet në detyrë. Në kohën e zhvillimit të bisedimeve me të ai liroi disa pengje. Shoferi i autobusit arriti t'ua mbathte këmbëve, pas kësaj bashkëpunëtorët e repartit të destinacionit të posaçëm filluan sulmin për lirimin e pengjeve.