0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i shprehu mirënjohjen e vet Turqisë për ndihmën e dhënë nga ana e  saj në luftën kundër zjarreve natyrore dhe i propozoi ndihmën e përgjigjes në lidhje me situatën e vështirë që është krijuar me zjarret pyjore në rajonet perëndimore të këtij vendi. Siç njofton shërbimi i shtypit të Kremlinit, të hënën u zhvillua biseda telefonike midis Dimitri Medvedievit dhe Presidentit të Turqisë Abdullah Gul. Liderët e të dyja vendeve vunë në dukje, se një solidaritet i tillë i ndërsjelltë pasqyron marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Gjatë bisedës së tyre telefonike u shqyrtua gjithashtu edhe situata në rajonin e Transkaukazisë dhe koordinimi i përpjekjeve të Moskës dhe Akarasë me qëllim të dhënies së kontributit në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.