Ekonomia e Rusisë po vjen duke u rritur më aktivisht se sa ajo e 7 vendeve më të zhvilluara të botës. GDP e saj në tremujorin e dytë të këtij viti, në krahasim me periudhën analogjike të vitit të kaluar, u rrit në 5,2%. Sa për krahasim, GDP e Gjermanisë u rrit në 3,7%. Në fakt duhet thënë, se edhe rënia gjatë periudhës së krizës në këtë vend ishte shumë më e vogël se sa në Rusi. Këto të dhëna u bënë publike pas analizës së statistikës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit si dhe të dhënave të shërbimeve kombëtare të statistikës. Niveli i papunësisë në vendin tonë u ul shumë më shpejt nga ç'pritej - deri në 6,8% nga 7,3% eventual. Më të ulët këtë tregues aktualisht e ka vetëm Japonia. Kurse niveli i inflacionit prej 5,8% është mjaft i lartë për Rusinë. Siç kujton botimi «Российская газета» ("Rossijskaja gazeta"), ekspertët e FMN që në pranverë patën parashikuar, se rritja ekonomike në Rusi do të arrijë deri në 4,3%. Ndërsa forcë lëvizëse e saj do të bëhet gjallërimi i konsumit dhe rifillimi gradual i huadhënies bankare. Rritjen ekonomike e stimuloi gjithashtu edhe eksporti i metaleve, vëllimi i të cilit, pas naftës dhe gazit, doli në nivelet e maksimumit historik.

Artikulli i ditës dhe komentimi i tij

Shefi i drejtorisë analitike të MDM-Bankës Mihaill Zak

0 tregon për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" në lidhje me situatën e përgjithshme në ekonominë ruse. "Ritmet maksimale të rënies ekonomike u fiksuan pikërisht në periudhën qershor-korrik të vitit të kaluar. Dhe, në përputhje me bazën relativisht të ulët të vitit të kaluar, dalin ritme shumë të larta të rritjes ekonomike tani. Domethënë, faktori kyç evidentohet pikërisht këtu - tek baza e krahasimit. Ndër të tjera, në fillim të vitit në statistikën tonë ndryshoi metoda e llogaritjes. Në muajt pasues treguesit mund të ulen, meqenëse në gjysmën e dytë të vitit të kaluar ekonomia ishte shumë më dinamike në krahasim me gjashtëmujorin e parë. Në sferën bankare po ndodh rialokimi i kredive nga bankat private në drejtim të bankave shtetërore dhe bankave me pjesëmarrjen e huaj. Po ndodh gjithashtu njëfarëlloj gjallërimi i kredisë konsumatore. Në sektorin e investimeve po evidentohet përfundimi i programeve të vjetra, të filluara që në periudhën e parakrizës", konkludon

Shefi i drejtorisë analitike të MDM-Bankës Mihaill Zak

0.