0Në jug të Pakistanit vala e re e përmbytjeve fshiu nga faqja e dheut disa fshatra. Qindra mijëra të dëmtuar jetojnë tani në qyteza me çadra. Për shkak të kushteve të antisanitarisë njerëzit vuajnë nga kolera dhe malaria. Sipas fjalëve të pakistanezëve, ndihma humanitare po u vjen atyre shumë ngadalë. Ndërkohë Kreu i MPJ të vendit Shah Mehmood Qureshi falenderoi komunitetin ndërkombëtar për ndihmën e dhënë në likuidimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore. Për këto qëllime Islamabadit iu dhanë më tepër se 800 milionë dollarë. Tani udhëheqja e Pakistanit do të drejtohet sërisht për ndihmë, kësaj here Fondit Monetar Ndërkombëtar.