0Në kryeqytetin e Filipineve - Manila një burrë i armatosur, ish bashkëpunëtor policie, mori peng një autobus me pasagjerë. Pengje të tij u bënë 26 turistë nga Hongkongu, ndër të cilët ka edhe fëmijë. Organet filipinase të ruajtjes së rendit hynë në bisedime me keqdashësin, gjë pas së cilës ai liroi 6 pengje. Presupozohet se ai kërkon rivendosjen e vet në detyrë. Krimineli është i armatosur me pushkë amerikane sulmi.