0Rusia e vlerëson mjaft lart pjesëmarrjen e Armenisë në punën e Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK) dhe Qendrën Antiteroriste të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura dhe nga ana e vet do të ndërmarrë të gjitha përpjekjet me qëllim të ruajtjes së stabilitetit në Kaukaz, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në ceremoninë e inagurimit të memorialit "Kodra e Nderit" në qytetin Giumri në veri të Armenisë. Sipas fjalëve të tij, OTSK dhe Qendra Antiteroriste e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura destinohen për  zgjidhjen e problemeve të nderura në ajër deri tani të rajonit dhe kundërshtimin e të gjitha rreziqeve dhe sfidave të botës bashkëkohore. "Kjo u  duhet të gjitha vendeve të rajonit. Kjo i duhet Rusisë", - konkludoi Presidenti rus.