0Armenia mbështeti iniciativën e Rusisë që ka të bëjë me përfundimin e Traktatit mbi sigurinë evropiane. Për këtë flitet në deklaratën e përbashkët të presidentëve të të dyja vendeve, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Serzh Sargsyan të miratuar sipas rezultateve të takimit të tyre në Erevan. Përveç kësaj Moska dhe Erevani  komfirmuan "besnikërinë e vet ndaj zgjidhjes së konfliktit të Nagorni-Karabahut mbi një bazë të drejtë, të pranueshme për të gjitha palët dhe përshëndetën veprimtarinë konstruktive të bashkëkryetarëve të Grupit të Minskut të OSBE-së në këtë drejtim".