0Rusia do të synojë të arrijë kthimin e Viktor But-it në atdhe, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Ivanov. Ai e quajti politik dhe të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Tajlandës mbi ekstradimin e biznesmenit rus në SHBA. Ky vendim, sipas fjalëve të Ministrit rus të punëve të jashtme, është marrë në kushtet e ushtrimit të presionit nga jashtë. Sipas të dhënave të gazetës "The Washington Post", autoritetet e SHBA kanë ushtruar një presion shumë të fortë mbi udhëheqjen e Tajlandës me qëllim të arritjes së dorëzimit atyre të Viktor But-it.