0Presidentët e Rusisë dhe Armenisë, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Serzh Sargsyan në negociatat e tyre në Erevan komfirmuan besnikërinë ndaj partneritetit strategjik dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalësh. Takimet e shpeshta dhe kjo vizitë e kryetarit të shtetit rus në Armeni pasqyrojnë në masë të plotë marrëdhëniet e veçanta ekzistuese midis dy vendeve dhe popujve të tyre, theksoi Dimitri Medvediev. Nga ana e vet Lideri i Armenisë vuri në dukje, se takimi në Erevan do ti japë start etapës së re të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.