0Organizatorët e aktit terrorist në Pjatigorsk duhet të gjenden dhe të ndëshkohen, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në Pjatigorsk, në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e organeve të ruajtjes së rendit dhe opinionit publik për diskutimin e projekt ligjit "Mbi policinë". Sipas fjalëve të Kryetarit të shtetit rus, Ministri i punëve të brendshme Rashid Nurgalijev raportoi mbi ecurinë e hetimit të shpërthimit, njofton Agjencia RIA Lajmet. Si rezultat i hedhjes në erë të një automjeti të parkuar pranë kafenesë në qendër të Pjatigorskut u plagosën 30 veta.