Site WikiLeaks ia vuri veshin kërkesës së Pentagonit për të mos publikuar materialet sekrete të qeverisë. Në korrik site publikoi rreth 99 mijë dokumente që kishin të bënin me veprimtarinë e aleatëve në Afganistan që nga viti 2004 e deri në vitin 2009. Siç deklaruan atëhere në WikiLeaks, po përgatiten për publikim edhe disa mijëra dokumente të tjera. Pentagoni mendon, se internet burimi në fjalë i ka marrë në mënyrë të paligjshme këto dokumente. Sipas mendimit të dikasterit ushtarak amerikan, publikimi tyre mund ti shkaktojë një dëm të qenësishëm sigurisë së vendit.