0Organet e ruajtjes së rendit morrën një informacion operativ i cili mund të ndihmojë për zbardhjen e aktit terrorist në Pjatigorsk (Kaukazi i Veriut). Për këtë deklaroi Kreu i MPB të Rusisë Rashid Nurgalijev. Sipas fjalëve të tij, informacioni tani po përpunohet dhe po verifikohet. Si rezultat i hedhjes në erë të automjetit të parkuar pranë kafenesë në qendër të qytetit, në Pjatigorsk u plagosën rreth 30 persona. Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev mbërriti në Pjatigorsk, ku u takua me përfaqësuesit e organeve të ruajtjes së rendit dhe opinionit publik me qëllim që të diskutojë projektin e ligjit federal "Mbi policinë".