0Qytetari rus Stanisllav Smirnov u nderua me Fields Medal - çmimin më prestigjioz për matematikanët, analogun e çmimit Nobel për përfaqësuesit e kësaj shkence. Për këtë u shpall në Kongresin Ndërkombëtar të Matematikës, i cili po zhvillohet në qytetin Hyderabad të Indisë. Ky çmim iu dha shkencëtarit të ri për punën e tij në fushën e fizikës statistike. Përveç Smirnovit laureatë të këtij çmimi u bënë edhe një qytetar izraeli dhe dy përfaqësues të Francës.