0Skuadra përfaqësuese e Rusisë ia riktheu sërish vetes pozitat e lideres në kualifikimin e përgjithshëm ekipor jozyrtar të Lojrave Olimpike të Rinisë që po zhvillohen në Singapor. Pas ditës së katërt të garave ajo ka fituar 10 medalje ari, 9 argjendi dhe 3 bronzi. Në vendin e dytë u rendit përfaqësuesja e Kinës, kurse në të tretin ajo e Italisë. Në vigjilje sportistët e rinj rusë fituan 3 medalje ari dhe 4 argjendi. U dalluan në mënyrë të veçantë sportistët e atletikës së rëndë, skermistët, notarët dhe mundësit.