Mjekët britanikë të Kolegjit Mbretëror të Shëndetësisë komfirmojnë, se përtacia nuk është cen, e metë, por sëmundje që duhet kuruar medoemos. Në përfytyrimin tradicional rus të tabllosë së botës njeriu dembel nuk meriton respekt dhe qortohet, fajësohet. Mendohet, se njerëz të tillë nuk arrijnë sukses në jetë, mirëqenie materiale, se shpesh herë vuajnë nga trashja dhe sëmundje të ndryshme. Por mos vallë vetëm tiparet karakteristike të karakterit e detyrojnë njeriun të lëvizë pak, të rrijë shtirë shumë kohë pa bërë asgjë dhe të ndjejë dobësinë dhe pafuqinë e vet? Sipas mendimit të bashkëpunëtores së Institutit të terapisë integrative familjare Aljona Rihmajer, depresioni është çrregullim i sferës emocionale, gjatë të cilit vërehet mungesa e dëshirës për të lëvizur, për të jetuar, për tu marrë me ndonjë punë. Njeriu që ndodhet në këtë gjendje nuk dëshiron të bëjë asgjë.  Por përtacia, dembelizmi është një koncept shumë më i gjerë, në të cilin përfshihet gjithashtu edhe mosdëshira për tu marrë me ndonjë punë të caktuar. Sepse për punë ai nuk ka as dëshirë dhe as fuqi në këtë moment. Një pasojë mjaft evidente dhe e shpeshtë e përtacisë është trashja, shëndoshja e tepërt. Dhe ajo, mendojnë specialistët britanikë, nuk duhet kuruar me dieta, por me ndofarë mënyrash të tjera, duke ia hequr dembelizmin njeriut. Por, ç'është për të ardhur keq, mjekët e Britanisë së Madhe nuk dinë tani për tani se me ç'metoda pikërisht të arrihet kjo. Sipas fjalëve të tyre, "aktualisht nuk ekziston ndonjë metodë e përpunuar unike, e cila të lejojë të luftohet me problemin e përtacisë dhe mënyrën pasive, pa lëvizje të jetesës". Recetën e kurimit dembelit klasik rus Obllomov, heroit të romanit të shekullit të XIX-të që rrinte vazhdimisht shtrirë në divan, ia propozoi shoku i tij i fëmijërisë. Ai e këshilloi atë të ngrihet herët në mëngjes, të bëjë gjimnastikë, të lahet me ujë të ftohtë me qëllim që ti dalë gjumi, të hajë më pak, të komunikojë më tepër me shoqërinë dhe ti gjejë vetes ndonjë punë. Këto këshilla të thjeshta janë aktuale edhe sot e kësaj dite. Zor se mund të shpiket ndonjë tabletë kundër përtacisë. Megjithëse po të lidhet përtacia me depresionin, atëhere në raste veçanërisht të rënda, ndoshta, nuk do të ishte keq të përdoreshin edhe medikamentet. Më kryesorja është të arrihet një ekuilibër i drejtë midis veprimtarisë aktive dhe pushimit. Për më tepër se vetë natyra i ka parashikuar për mrekulli të gjitha: kafsha e uritur është e detyruar të vrapojë në kërkim të ushqimit, të lëvizë vazhdimisht, ndërsa ajo e ngupur fle për shtatë palë qejfe.