0Rusia është e gatshme për ti dhënë ndihmë e mbështetje qeverisë afgane në luftën kundër terrorizmit dhe rrezikut kërcënues të drogës, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar në Soçi me liderin afgan Hamid Karzai (حامد کرزي). Ai vuri në dukje gjithashtu, se progresi i arritur në marrëdhëniet e Federatës Ruse dhe Afganistanit duhet të mishërohet në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. Karzai, nga ana e vet, e falenderoi Kryetarin e shtetit rus për pozitën e shprehur qartë në lidhje me dhënien e mbështetjes Afganistanit dhe e ftoi atë për një vizitë në Kabul.