Fatkeqësia e zjarrtë e natyrës po i dorëzon tashmë pozitat e veta në Rusi. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ), vetëm për 24 orët e fundit sipërfaqja e zjarreve natyrore u reduktua gati 2 herë, numri i vatrave të zjarreve - në pesë herë. Pikat e banimit flaka nuk i kërcënon më. Një ndihmë të paçmuar në luftën kundër zjarreve dhanë vullnetarët, ndër të cilët janë edhe njësitë e shpëtuesve të huaj. Është bërë tashmë traditë që shpëtuesit rusë të ndodhen të parët atje ku lypet ndihma. Tërmeti në Haiti, përmbytjet në Kinë, zjarret në Serbi - MSJ e Rusisë është gjithmonë e gatshme të vijë momentalisht në ndihmë pavarësisht nga fakti se në ç'pikë të planetit ndodh fatkeqësia. Prandaj të kënaq pa masë fakti, se kur ndihma iu nevojit vetë Rusisë asaj nuk iu desh ti lutet askujt. Shpëtuesit e huaj ia propozuan vetë ndihmën e tyre asaj, theksoi në ceremoninë e dekorimit të aviatorëve zjarrëfikës Kryeministri rus Vladimir Putin: "Kur e keqja pllakosi shtëpinë tonë neve nuk na u desh ti drejtohemi askujt për ndihmë e mbështetje. Praktikisht të gjithë partnerët tanë reaguan menjëherë ndaj fatkeqësisë sonë, shfaqën solidaritetin e tyre me Rusinë. Mua mu dha mundësia të shikoj me sytë e mi se si punuan aviatorët që luftojnë me zjarret. Kjo punë kërkon mjeshtëri të madhe, përpikëri, vetëkontroll, burrëri, qëndresë e durim. Dua ti shpreh falenderimet e mia e mirënjohjen time edhe qeverive tuaja, edhe juve personalisht", tha Vladimir Putin. Së bashku me pilotët rusë në luftën kundër zjarreve morrën pjesë edhe ekuipazhet nga Azerbajxhani, Ukraina, Italia, Turqia, Kazakistani, Bjellorusia dhe Franca. Në njësinë e huaj të zjarrëfikësve hynë rreth dhjetë aeroplanë dhe helikopterë. Aviatorët realizuan më tepër se 200 fluturime, kanë hedhur mbi vatrat e zjarreve mijëra tonelata ujë. Edhe 4 vende: Bullgaria, Letonia, Estonia dhe Polonia dërguan në Rusi njësitë e veta shpëtuese. Me ndihmën e tyre zjarrit iu hoqën nga kthetrat dhjetra fshatra e pika banimi, qindra hektarë pyje. Vladimir Putin falenderoi personalisht shpëtuesit e huaj që përfunduan misionin e tyre. Atyre iu dorëzuan orë speciale dore të markës "Aviator" të prodhimit rus si dhuratë me mbishkrimin e Kryetarit të qeverisë së Rusisë. Përveç kësaj, posaçërisht për ta u organizua një program kulturor - atyre i organizuan një ekskursion mjaft interesant nëpër Moskë. Shumë nga ata shpresojnë se do të mund të vijnë sërish në kryeqytetin rus, por, sigurisht, në rrethana krejtësisht të tjera, më të kënaqshme, më të favorshme. Kurse në nivel ndërkombëtar tashmë po shqyrtohet çështja që ka të bëjë me krijimin në Evropë të meteonjësisë unike të destinacionit të posaçëm. Përmbytjet në Evropën Lindore dhe zjarret pyjore në Rusi tregun qartë, se forcat unike të reagimit të shpejtë gjatë fatkeqësive natyrore janë thjesht të domosdoshme.

Shiko galerinë fotografike