0Në ujërat e Gjirit të Meksikës u mblodh pothuajse 80% e naftës së derdhur në to si rezultat i avarisë që ndodhi në platformën e shpimit të kompanisë British Petroleum. Kryesisht, komfirmojnë ekspertët, nafta është mbedhur tashmë nga sipërfaqja e ujit. Por në thellësi vazhdojnë të mbeten, si dhe më parë, shumë koncentrime të mëdha të kësaj lënde hidrokarbure. Sipas të dhënave të oqeanologëve, pikërisht ato dhe i ndotin më shumë ujërat e gjirit, emetojnë toksina dhe përbëjnë rrezikun më të madh për banorët detarë, njofton Agjencia ITAR-TASS.