0Në Pjatigorsk - kryeqytetin e Qarkut federal Verikaukazian - buçiti një shpërthim i fuqishëm. Sipas njoftimit të organeve të ruajtjes së rendit, fluturoi në ajër automjeti i parkuar pranë një kafeneje në qendër të qytetit. Si rezultat i shpëthimit u plagosën rreth 28 persona. 2 prej tyre u shtruan urgjentisht në spital në gjendje shumë të rëndë. Të vrarë, fatmirësisht, nuk ka. Në vendin e ngjarjes po punon tani grupi operativo-hetimor. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev ngarkoi Shërbimin Federal të Sigurimit dhe Prokurorinë e Përgjithshme të marrin të gjitha masat për hetimin e rrethanave të shpërthimit. Siç i njoftoi Agjencisë RIA Lajmet Përfaqësuesi zyrtar i Komitetit Hetimor të Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse Vladimir Markin, sipas faktit të shpërthimit është ngritur çështje penale mbi bazë të tre neneve të Kodit Penal të Federatës Ruse, duke përfshirë edhe nenin 205 (akt terrorist).