0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin u dorëzoi orë të nominuara posaçarisht me emra personalë pilotëve rusë dhe të huaj që morrën pjesë në shuarjen e zjarreve pyjore në Rusi. Ai u shprehu mirënjohjen e vet pilotëve dhe qeverive të shteteve të huaja që i dhanë ndihmë Rusisë në shuarjen e zjarreve natyrore. Sipas fjalëve të Kryeministrit, Rusinë e ndihmuan në luftën kundër fatkeqësisë së natyrës aviatorët nga Ukraina, Bjellorusia, Kazakistani, Azerbajxhani, Italia, Franca, Turqia, shërbimet e shpëtimit nga Bullgaria, Letonia, Estonia, Polonia. Shtetet e tjera, në veçanti, Gjermania, Spanja dhe SHBA shprehën gatishmërinë për të dërguar në Rusi specialistët e vet.