0Sipërfaqja e zjarreve natyrore në Rusi për 24 orët e kaluara u reduktua më shumë dy herë - nga 45 deri në 22 hektarë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ), plotësish u arritën të shuhen vatrat e zjarreve në qarkun e Voronezhit. U zvogëlua sipërfaqja e përfshirë nga zjarret në 7 qarqe dhe 2 republika të Federatës Ruse. Lufta me forcën e natyrës po vazhdon intensivisht. Për shuarjen e zjarreve janë mobilizuar më tepër se 160 mijë veta dhe 26 njësi teknike, ndër të tjera 62 aeroplanë e helikopterë.