Sistemi rus i navigacionit satelitor GLONASS, alanog i GPS amerikan, do të fillojë të funksionojë në mbarë botën në fund të këtij viti. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë Kreu i Agjencisë Kozmike Ruse (Roskozmos) Anatoli Perminov. Me qëllim që GLONASS të punojë me efikasitet në çdo pikë të planetit tonë në orbitë duhet të ndodhen si të paktën 24 satelitë. Aktualisht në orbitë funksionojnë 21 aparate kozmike. "Ne shpresojmë shumë se lëshimet e satelitëve të tjerë do të realizohen në afatet e përcaktuara brenda këtij viti dhe se deri në fund të dhjetorit grupimi orbital do të përbëhet nga 24 apo bile më shumë aparate kozmike", - vuri në dukje Perminov. Kreu i Agjencisë Kozmike Ruse (Roskozmos) preku gjithashtu edhe temën e një projekti të tillë të rëndësishëm si krijimi i sistemit kozmik "Arktik", i cili destinohet të vëzhgojë situatën meteorologjike dhe të promovojë  eksplorimin gjeologjik në rajon. "Arktiku - kuzhina e motit e gjithë rruzullit tokësor - është veçanërisht i rëndësishëm për Rusinë. Në veçanti në lidhje me vetë faktin, se ngrohja globale do të prekë para së gjithash rajonet veriore. Por mbi 60-80 gradë gjerësi veriore nuk punon asnjë nga sistemet kozmike. Studimi, zhvillimi industrial i zonës bregdetare (në Arktik), nxjerrja e naftës, gazit - të gjitha këto flasin mbi atë, se atje është i domosdoshëm funksionimi i përhershëm i sistemeve kozmike. Sistemi kozmik "Arktik" mund të bëhet projekt ndërkombëtar. Sipas fjalëve të Anatoli Perminovit, po në këtë drejtim po punojnë edhe specialistët kanadezë. Interesim të gjallë kanë shfaqur ndaj projektit Italia dhe një sërë vendesh aziatike. Kreu i Agjencisë Kozmike Ruse (Roskozmos) mendon, se rezervat e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) nuk kanë shterruar ende. Sipas mendimit të tij, SKN mund të funksionojë në obitë si minimum edhe 10 vjet, kurse disa module të tij bile edhe 2 herë më gjatë. Në perspektivë SKN mund të shndërrohet në një port kozmik për ekspeditat e ardhshme ndërplanetare, për shembull, në Mars.