0Skuadra përfaqësuese e Rusisë zë vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor jozyrtar dy ditë pas fillimit të Lojrave Olimpike të Rinisë në Singapor. Sportistët rusë kanë fituar deri tani 11 medalje: 4 ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi. Në vendin e dytë renditet ekipi përfaqësues i Kinës, kurse në të tretin përfaqësuesja kombëtare e Azerbajxhanit.