0Hetimi i katastrofës së aeroplanit të presidentit polak nën Smolensk më 10 prill të këtij viti është qëllim i vizitës së Kryeprokurorit ushtarak të Polonisë Krzysztof Parulsky në Moskë. Në Varshavë presin që pala ruse ti dorëzojë Polonisë protokollet e marrjes në pyetje të dëshmitarëve, gjithë dokumentacionin fotografik nga vendi i katastrofës së avionit, protokollet e inspektimit të kufomave. Më parë Prokurori i përgjithshëm i Federatës Ruse Juri Çaika njoftoi, se Rusia ka përgatitur për dorëzim Varshavës 500 faqe dokumentesh në lidhje me çështjen penale dhe pret që Polonia ti dorëzojë gjithashtu Rusisë të gjitha dokumentet e nevojshme për vazhdimin e hetimit. Sipas të dhënave paraprake, aeroplani u kap pas majave të pemëve gjatë përgatitjes për uljen në pistën e aerodromit. Si rezultat gjetën vdekjen të gjithë personat që ndodheshin në bordin e tij, ndër të tjera edhe Kryetari i shtetit Lech Kaczyński.