0Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) kërkoi nga Bashkimi Evropian anulimin tarifave të rritura mbi importet në BE të mallrave elektronike, ndër të tjera kompjuterat dhe ekranet plazmatike. Më këtë OBT mbështeti pozitën e SHBA, Japonisë dhe Tajlandës në debatin, mosmarrëveshjen tregtare me BE në lidhje me vendosjen prej tij të tarifave speciale ndaj importit të mallrave  elektronike, të cilat arrijnë nga 6-14%. Si përgjigje ndaj kësaj Komisioni Evropian ia nënshtroi kritikës vendimin e OBT-së, por nuk njoftoi megjithatë nëse është i gatshëm për të ngritur padi apo jo. BE shkeli Marrëveshjen për teknologjinë informative të OBT-së, e cila anulon tarifat për mallrat e këtij sektori. Dokumenti në fjalë u nënshkrua në vitin 1996.