Çmimet botërore të grurit shënuan rënie për shkak të parashikimeve të motit në Rusi. Meteorologët evropianë dhe amerikanë parashikuan ardhjen në këto ditët e afërta të reshjeve të bollshme në pjesën evropiane të Rusisë. Që nga 15 gushti në Rusi hyri në fuqi embargo për eksportin e drithit. Ajo do të veprojë deri në fund të vitit. Në këtë mënyrë qeveria ruse ka ndërmend të mbrojë interesat e konsumatorëve vendas dhe të frenojë rritjen e çmimeve të brendshme të produkteve ushqimore. Vapa e paparë dhe thatësira gati 2 mujore i rrëmbyen vendit 1/3 e gjithë bereqetit.