0Si rezultat i përmbytjeve të fuqishme në Evropën Qendrore, të shkaktuara prej shirave të rrëmbyeshëm e rrebesheve, gjetën vdekjen më tepër se 10 veta. Në zonën e fatkeqësisë natyrore u ndodhën Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Gjermania. Në disa vende u bllokua qarkullimi si i transportit rrugor, ashtu dhe atij ajror. Dëmi i shkaktuar prej përmbytjeve shkatërrimtare në Çeki i tejkalo të 200 milionë eurot. Në Sllovaki janë shkatërruar qindra shtëpi. Në punën për pastrimin e rrënojave janë mobilizuar ushtarakët.