0Skuadra përfaqësuese e Rusisë doli fitimtare në kualifikimin e përgjithshëm ekipor në Kampionatin Evropian të llojeve të ujore të sportit. Pas 12 ditë garash të tensionuara rusët fituan 27 medalje: 13 ari, 8 argjendi dhe 6 bronzi. Në vendin e dytë u rendit skuadra përfaqësuese e Gjermanisë, në të tretin ajo e Francës. Dita përfundimtare e Kampionatit i solli skuadrës së Rusisë medalje të vlerave të ndryshme: "arin" e Julia Jefimovas në garën e notit 50 metra në stilin brass, "argjendin" e stafetës së meshkujve në garën 4x100 metra në notin kompleks dhe "bronzin" e Anastasia Pozdnjakovas dhe Svetllana Filipovas në këncimet sinkronike nga trampolina 3 metërshe, njofton Agjencia ITAR-TASS.