Anijet e Flotës së Oqeanit Paqësor po nisen për në "Marshimin e Kujtimit" ushtarako-historik nëpër vendet e zhvillimit të betejave gjatë çlirimit të Ishujve Kurile në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Siç njoftoi shërbimi i shtypit i Flotës së Oqeanit Paqësor, kapsulat me dhé nga vendet e luftimeve do të sillen në Vladivostok për tu vendosur në themelet e memorialit që planifikohet të ngrihet në Muzeun e Flotës së Oqeanit Paqësor. Ky marshim-lundrim planifikohet të zgjasë deri më 1 shtator.