0Lazeri unikal i destinuar për ftohjen e atomeve filloi të krijohet nga shkencëtarët rusë. Me ndihmën e tij ata shpresojnë, në veçanti, të sigurojnë një përpikëri më të lartë të të dhënave të sistemit të navigimit GLONASS dhe të arrijnë saktësi të re në metrologji, meqenëse funksionimi i orëve më të përpikta në botë bazohet pikërisht në përdorimin e atomeve të ftohta. Përveç kësaj, rrezja nga lazeri i ri mund të drejtohet në Hënë dhe në planete të tjera dhe si rezultat i kësaj të merren karakteristikat më të sakta të sipërfaqes dhe atmosferës së tyre. Falë aparatit lindin edhe mundësi krejtësisht të reja gjatë transmetimit të frekuencave, në veçanti, gjatë flukseve të mëdha të informacionit.